www.knaqesia.de.tl - knaqesi pa fund !
  Fjalë të urta
 
Fjalë të urta nga Kosova dhe Shqipëria ...


Ai që do të zihet, zihet edhe me macen.

    Duro sa mund, gëzohu pa fund.

    Dhe durimi ka kufi.

    Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë.

    Edhe guri pëlcet kur nxehet.

    E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh.

    Fjal e ëmbël thyhen të fortin.

    Fjala e mirë në ditë të keqe.

    Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq.

    Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara.

    Hiq inatin gjej rehatin.

    I buti thyen të fortin.

    Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet.

    Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen.

    Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur.

    Lumi i thellë, nuk rrëmben.

    Me gojë i afron, me gojë i largon shokët.

    Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni.

    Mëngjesi është më i mençëm se nata.

    Mos i fryj zjarrit se të djeg.

    Mos merr si pushka e jevgut.

    Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh.

    Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit.

    Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë.

    Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë.

    Për pleshtin djeg jorganin.

    Rrugë e gjatë pret shkurtër.

    Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen.

    Sherri do nge, davaja do para.

    Shkallët ngjiten shkallë-shkallë.

    Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën.

    Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin.

    Uthulla e fortë plas gurin.

    As topi i Ali Pashës s'e tund.

    Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf".

    Avash Beg se ka hendek.

    Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë.

    Baste e budalla, motër e vëlla.

    Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë.

    Daullja bie për ata që kanë veshë.

    Del çiraku më i mirë se ustai.

    Dy gjela në një vikt, s'këndojnë.

    Dhi e krimbur, bishtin përpjetë.

    Edhe vali je, shiko ku ishe dje.

    Ena bosh zhurmon më tepër.

    Është nga ai gur që thyen çekan.

    Fjala pa punë, si peshku pa lumë.

    Fjalë pak e punë shumë.

    Fol me ty, fol me murin.

    Gjëmon voza që nuk ka verë.

    Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu.

    Hiqu det se do shkojë lumi.

    I gjen mushka drutë.

    I mbushet mendja, atij që ka mend.

    Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë.

    Kalliri me bukë, s'e ngren kryet përpjetë.

    Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon.

    Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi.

    Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë.

    Kur u ba horri pashë, vrau t'anë.

    Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën.

    Kush s'kupton, i japin të kuptojë.

    Lumi i thellë, s'ka ushëtimë.

    Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm.

    Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë.

    Më parë mëso veten, pastaj të tjerët.

    Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat.

    Mos mëso ustanë, po merri zananë.

    Mos u kapardis si gjeli në plehra.

    Mos u mat me hijen e me njerëzit.

    Mos u mat me hijen e pasdrekes.

    Në portën e të shurdhit mos trokit.

    Nga ferra e vogël del lepuri i madh.

    Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra.

    Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij.

    Pas lufte të gjithë bëhen trima.

    Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare.

    Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha.

    S'e lenë hunda me pa larg.

    S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë.

    S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije.

    Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau.

    S'tunden malet me përralla.

    Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur.

    Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët.

    Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty.

    Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni.

    Trimi që lëvdohet, nuk të vret.

    U bë dhija me tremb ujkun.

    U bo veja me mësue pulën.

    U hap dheu, doli një plesht.

    U mbars mali, polli një mi.

    Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë.

    U rrit kungulli dhe mori dhenë.

    Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar.

    Ai që e ka provue din edhe me të mësue.

    Bëne vath e ve në vesh.

    Bëj si të thotë më i madhi.

    Bleta din si bëhet mjaltët.

    S'di gomari të haj tagji.

    Dami të bëhet mësim.

    Kush s'pyet mbetet budalla.

    Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit.

    Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër.
 
* Të gjitha të drejtat e rezervuara * * 2007 / 2008 * Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden